Prej disa kohësh në Romë dhe Milano qarkullojnë zëra se Ilary Blasi është sërish beqare, pas ndarjes me sipërmarrësin gjerman Bastian Muller. Dy vite dashuri, pastaj lamtumirë… Në të vërtetë rezulton se janë lajme të rreme.
Thjesht, Ilary dhe Bastian nuk publikojnë gjithmonë foto bashkë. Kunati i saj, Ivan, bashkëshorti i motrës së saj Silvia, e bëri këtë dje, duke postuar ngrënien e një pice klasike familjare të shtunën në mbrëmje. Dhe kush ishte pranë Ilary? Bastian. Prandaj, nuk ka krizë.
Në të vërtetë, duket se të dy janë gjithnjë e më të afërt dhe e ndajnë kohën mes Romës e Frankfurtit. Nga ana tjetër, Ilary nuk ka emision të rregullt për momentin, ajo ka filmuar pjesën e dytë të "Unica" me Netflix dhe e ndan kohën e saj mes rolit të nënës dhe të dashurës së Bastian.