Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Ohrit, duke i marrë jetën drejtuesit të mjetit.
Viktima është identifikuar si Alfons Bleta, 34 vjeç, banues në zonën e Pogradecit. Ai udhëtonte i vetëm në momentin e aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i daljes nga rruga është bërë humbja e kontrollit mbi automjetin për shkak të shpejtësisë së lartë.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, zjarrfikësja dhe grupi hetimor. Trupi i viktimës është nxjerrë nga uji dhe është transportuar drejt morgut të spitalit të Pogradecit për ekzaminimet e mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, veçanërisht në segmentet me rrezik të shtuar, siç është aksi Pogradec–Qafë Thanë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE