
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Panaja të Vlorës, ku 36-vjeçari Egli Alliraj, në gjendje të alkoolizuar është konfliktuar me punonjësin e firmës private i cili punonte duke asfaltuar rrugën, e më pas i riu ka djegur një mjet dhe ka qëlluar në ajër.
Paraprakisht raportohet se situata ka marrë përmasa të tjera pasi 36-vjeçari, i dyshuar se ishte në gjendje të dehur, u konfliktua verbalisht me drejtuesin e një firme private që po kryente punimet për asfaltimin e rrugës së fshatit Panaja.
Pas debatit me punonjësin i riu raportohet se ka thyer pasqyrën dhe xhamat e një kamionçine që përdorej për punimet, e më pas i ka vënë flakën mjetit.
Po ashtu thuhet se pas përplasjes me punonjësin e djegies së mjetit, 36-vjeçari ka marrë një armë gjahu dhe ka qëlluar në ajër, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Sakaq bëhet me dije se autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe kanë arritur të neutralizojnë 36-vjeçarin, të cilit i kanë vë në prangat.
Ndërsa pritet të dalin detaje të reja në vijm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
