LAJME / E Hënë 30 Qershor 2025, 17:05

I riu tenton të hyjë mes zjarrit në Durrës për të shpëtuar rrobat e biznesit, policia nuk e lejon (Video)

Momente tensioni janë regjistruar pasditen e sotme në Durrës, pranë tregut në zonën e Plazhit, ku një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një hapësirë të madhe me biznese.

Një i ri, tregtar në këtë zonë, është përplasur me efektivët e policisë, pasi ka tentuar të hyjë në ambientet e përfshira nga flakët për të shpëtuar rrobat që tregtonte në dyqanin e tij.

Forcat e rendit nuk e kanë lejuar të futet, për shkak të rrezikut të madh për jetën.

Në pamjet e siguruara nga vendngjarja, shihen gra dhe fëmijë që vrapojnë të shpëtojnë çfarë të munden, mes tymit të dendur dhe flakëve që përhapen me shpejtësi.

Dëshmitarët raportojnë se në vendngjarje ndodhen aktualisht tre mjete zjarrfikëse, të cilat po përpiqen të vënë nën kontroll flakët, por situata paraqitet mjaft e vështirë.

“Janë tre zjarrfikëse, por po u mbaron uji. Zjarri është shumë i madh dhe po i afrohet edhe pallateve”, thotë një qytetar nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk ka informacion zyrtar për shkakun e zjarrit apo për të lënduar, ndërkohë që dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE