Një tërmet me magnitudë 7.6 ka goditur të shtunën Detin e Karaibeve, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti ka shkaktuar shqetësim të madh në rajon.
Qendra Kombëtare e Paralajmërimit të Cunamit (NWTC) fillimisht paralajmëroi një kërcënim për cunami për Porto Rikon dhe Ishujt e Virgjër, duke i këshilluar banorët që të largohet nga plazhi dhe të mos shkojnë në breg për të vëzhguar situatën.
Megjithatë, më pas paralajmërimi për këto dy territore u tërhoq.
Ndërkohë, NWTC theksoi se mundësia e cunamit ende ekziston për Kuban, Hondurasin dhe Ishujt Kajman, ku janë të mundshme valë deri në 30 centimetra deri në 1 metër mbi nivelin e baticës.
Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të japin udhëzime për sigurinë e qytetarëve.