LAJME / E Enjte 11 Janar 2024, 20:08

I dehur 'tapë', shoferi merr para 4 makina në Shkozet

Shoferi i dehur shkakton aksident të shumëfishtë pranë mbikalimit të Shkozetit.

Nuk raportohet për dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Personi i dehur është shoqëruar për në komisariat për të kryer procedurat përkatëse.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 4 makina të tjera ndërsa makina e aksidentit ka përfunduar mbi rrethrrotullimin e ish-kënetës.