LAJME / E Shtunë 6 Janar 2024, 20:08

I dehur në timon/ 60-vjeçari tenton të korruptojë policin, por i ndodh ajo që nuk e priste

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. B., 60 vjeç, i cili pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar atij një shuma të ndryshme parash.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.