LAJME / E Premte 3 Maj 2024, 23:11

Graciano quan Romeon ”kallam Veshaj”, Heidi i del në mbrojtje: Ti ke bërë… (Video)

Shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 3”, vijon që të prodhojë vetëm debate në çdo moment mes konkurentëve.

Graciano Tagani, u përfshi në një debat me çiftin e vetëm në shtëpi, Romeo Veshaj dhe Heidi Baci.

Teksa Heidi dhe Romeo ishin në kuzhinë, Graciano e quan Romeon “kallam Veshaj”. Për këtë Heidi reagon menjëherë në mbrojtje të Romeos, duke e befasuar Gracianon.

Graciano: Kallam Veshaj, ky i pafytyrë je.

Heidi: Ti ke bërë një nam për emrin tënd dhe tani po bën këtë!

Graciano: Çfarë ke moj Heidi? Çfarë problemi ke?

Heidi: Ti ke bërë namin për emrin tënd.

Graciano: Tani u kujtove që të më vihesh kundër? Çfarë je duke bërë?

Graciano: Çfarë po bën moj se të kam respektuar pa fund.