LAJME / E Martë 24 Qershor 2025, 15:03

Grabitja shkon keq! Shqiptari qëllohet me armë nga pronari i shtëpisë, ku hyri për të vjedhur

Një tentativë grabitjeje ka përfunduar në plagosje me armë zjarri të një shqiptari, dy ditë më parë në zonën e Salernos në Itali.

Një burrë ka kapur në flagrancë tre persona me origjinë shqiptare që kishin hyrë në banesën e tij dhe ka reaguar duke qëlluar me armë zjarri, duke plagosur një nga grabitësit. I plagosuri është ndihmuar nga shërbimi i emergjencës dhe është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa dy shqiptarët e tjerë janë larguar dhe aktualisht janë në arrati.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se edhe një nga grabitësit e tjerë mund të jetë plagosur, por kjo është ende në fazë verifikimi.

Sipas rindërtimit të deritanishëm nga hetuesit, tre shqiptarët kanë hyrë me forcë në banesën private dhe pronari, sapo ka vënë re praninë e tyre, ka marrë armën e tij të cilën e posedonte me leje të rregullt dhe ka hapur zjarr, duke goditur njërin prej tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE