LAJME / E Diel 26 Maj 2024, 22:10

Goditet nga rrufeja dhe përfshihet nga flakët çatia e një banese në Kosovë

Një shtëpi është përfshirë flakët gjatë ditës së sotme në Suharekë. Lajmi është konfirmuar për mes një njoftimi nga Organizata Vullnetare e Zjarrfikësve në Kosovë.

Në njoftimin e tyre në “Facebook” kanë ndarë pamje nga vendi i ngjarjes ndërsa duket se në banesë ka dëmë në çatinë e shtëpisë e cila është djegur. Më tej në njoftim bëhet me dije se zjarri ka rënë pasi banesa u godit nga një rrufe.

“Në Fshatin Nishor Suharekë një shtëpi është përfshi nga zjarri, intervenimi shpejt nga zjarrfikësit lokalizon zjarrin pa dëme të mëdha. Zjarri ka ndodhur nga goditja rrufesë,” thuhet në njoftimin e Organizatës Vullnetare, Zjarrëfikësit dhe Shpëtimi.