
Avokati i Elvis Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja: “Duhet të respektohen kriteret ligjore”
Pas vendimit të Këshillit të Qarkut për miratimin e propozimit për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të gjyqtarit të ndjerë të Apelit, Astrit Kalaja, ka reaguar avokati mbrojtës i Elvis Shkambit, personit të dyshuar për vrasjen e gjyqtarit në sallën e gjyqit në tetor të vitit 2025.
Përmes një deklarate publike, avokati Kujtim Ibraj shpreh respekt për figurën e gjyqtarit dhe dhimbjen për ngjarjen tragjike, por ngre pretendimin se dhënia e këtij statusi duhet të bazohet vetëm në kriteret e përcaktuara nga ligji.
Sipas Ibrajt, vlerësimi i kontributit profesional të Astrit Kalasë dhe respekti për detyrën e tij janë çështje të ndryshme nga plotësimi i kushteve ligjore për marrjen e statusit “Dëshmor i Atdheut”.
Avokati argumenton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me natyrë civile dhe jo në rrethana që, sipas tij, përfshihen në kategoritë e parashikuara nga ligji për këtë status. Ai thekson se procedimi penal ndaj klientit të tij është ende në zhvillim dhe se nuk ka një vendim përfundimtar të gjykatës.
“Respekti për kujtimin e gjyqtarit të ndjerë dhe respekti për ligjin nuk janë koncepte që përjashtojnë njëri-tjetrin. Përkundrazi, nderimi më i madh për institucionet e drejtësisë është që ato të veprojnë gjithmonë brenda kufijve të ligjit”, shprehet Ibraj.
Sipas tij, institucionet duhet të shmangin çdo veprim që mund të krijojë perceptimin e paragjykimit të procesit gjyqësor, ndërsa deklaron se mbrojtja do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të verifikuar ligjshmërinë e propozimit dhe çdo akti administrativ që mund të rrjedhë prej tij.
Astrit Kalaja u vra në tetor të vitit 2025 në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, gjatë një seance për një çështje pronësie. Sipas hetimeve, Elvis Shkambi dyshohet se qëlloi ndaj gjyqtarit pasi ai shpalli një vendim kundër xhaxhait të tij, ndërsa mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë të përfshirë në proces. Pas ngjarjes, Shkambi u dorëzua në polici, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
