Nga Anglia në Kamboxhia për dashurinë: Historia e pazakontë e Heidi Hepworth
West Boldon, Angli – Një grua 44-vjeçare nga Anglia ka marrë një vendim të guximshëm që ka habitur jo vetëm familjen e saj, por edhe opinionin publik. Heidi Hepworth u largua nga jeta e saj familjare për t’u lidhur me një burrë 12 vite më të ri, të cilin e njohu në rrjetet sociale.
Heidi ka treguar se njohja me Mamadou Jallow, 32 vjeç, nga Kamboxhia, nisi në Facebook, ku ata biseduan për muaj të tërë përpara se të vendosnin të takoheshin personalisht.
“Ne biseduam për tre apo katër muaj me radhë. Gjërat përparuan natyrshëm mes meje dhe Jallow. Vendosa të udhëtoj drejt Kamboxhias për ta takuar. Ishte një udhëtim i frikshëm në fillim, por kur arrita atje ai më priti dhe takimi ynë ishte magjik – ishte diçka krejtësisht e re për mua, plot emocione,” – tregon Heidi.
Aktualisht, çifti ruan një marrëdhënie në distancë, por Heidi shpreson që në të ardhmen ta afrojë partnerin në Angli. Ajo thekson se lidhja e saj me Jallow nuk ka asnjë bazë interesi financiar dhe se ai është një njeri i pavarur.
“Ai nuk dëshiron asgjë nga unë. Ka tre biznese dhe nuk ka nevojë për ndihmë financiare. Ai ka pasaportë dhe vizë – nuk i duhet asgjë nga unë për të ardhur në Angli. Ai vjen rregullisht këtu për të vizituar djalin e vëllait të tij,” – shpjegon ajo.
Kur u pyet nëse kjo është dashuria e vërtetë, Heidi nuk hezitoi të përgjigjet:
“Po, jam shumë e lumtur që gjeta një njeri të tillë që më lumturon pa masë.”
Historia e saj ka ngjallur shumë reagime – disa e konsiderojnë një akt guximi dhe ndjekjeje të zemrës, ndërsa të tjerë kanë shprehur skepticizëm për motivet e partnerit të saj të ri. Megjithatë, Heidi duket e vendosur të ndjekë lumturinë e saj, pavarësisht paragjykimeve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE