LAJME / E Martë 2 Janar 2024, 00:12

Gjermania përshëndet liberalizimin e vizave për Kosovën

Shtetasit e Kosovës nga sot kanë nisur udhëtimet pa viza në Evropë. Këtë lajm e ka mirëpritur edhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë, duke e cilësuar si hap të rëndësishëm që i afron njerëzit në Evropë.

Përmes një postimi në X, kjo ministri tha se liberalizimi qytetarëve të Kosovës u mundëson të udhëtojnë pa viza për qëndrime afatshkurta në BE.


“Një hap tjetër i rëndësishëm që i afron njerëzit në Evropë: Liberalizimi i vizave për Kosovën më në fund u mundëson të gjithë qytetarëve kosovarë të udhëtojnë pa viza për qëndrime të shkurtra në BE/zonën Shengen”, thuhet në reagimin e ministrisë.