LAJME / E Premte 26 Janar 2024, 14:02

Gjendet pa shenja jete në ambientet e pularisë 47-vjeçarja

Një 47-vjeçare është gjetur pa shenja jetë në ambientin e biznesit (pulari), ku punonte.

Policia bën me dije se viktimë është shtetasja me iniciale R.D., e cila dyshohet se ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Mësohet se në trupin e sa j nuk janë konstatuar shenja dhuna, ndërsa policia po po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 26.01.2024, në fshatin Vllazërim, në ambientet e biznesit (pulari) ku punonte, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasja R. D., 47 vjeçe. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçarja e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.