LAJME / E Enjte 26 Qershor 2025, 22:10

Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali: Nuk e meritonte një fund të tillë, e varrosën si kafshë...

Një ngjarje e rëndë u regjistrua disa ditë më parë në Itali ku 25-vjeçari shqiptar, Rivaldo Rusi u qëllua për vdekje nga biznesmeni italian, Aurelio Valiante.

Siç dhe raportuan më herët mediat vendase ngjarja u regjistrua në Centola, mbrëmjen e së dielës, ku i riu shqiptar së bashku me një tjetër shtetas u futën në banesën e 60-vjeçarit për ta grabitur.

Por, ky i fundit sapo vuri re prezencën e dy të rinjve në banesën e tij hapi zjarr ndaj tyre. Si pasojë e plumbave, fatkeqësisht humbi jetën Rivaldo Rusi, ndërkohë që i riu tjetër ndodhet në një spital në Napoli në gjendje të rëndë për jetën.

Pas kësaj ngjarje policia shoqëroi Valienten i cili pohoi para karabinierëve se disa persona tentuan që të vjedhin vilën e tij. Në momentin që i pa ai tregoi se mori çiften dhe qëlloi në drejtim të tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE