LAJME / E Diel 22 Qershor 2025, 13:01

Çfarë i trembi SHBA-të pas bombardimeve në Iran?/ Amerikanët mesazh Teheranit për të ulur tensionet: Sulmet tona…

Sipas raportimeve të CBS News, që citon burime anonime nga administrata amerikane, Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë Iranit pas sulmeve të natës së kaluar ndaj tre objekteve bërthamore.

Në këtë mesazh, Uashingtoni ka theksuar se sulmet ishin të kufizuara vetëm ndaj programit bërthamor të Iranit dhe se SHBA-të nuk po kërkojnë një ndërrim regjimi në Teheran.

Ky komunikim diplomatik shihet si një përpjekje për të frenuar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit mes dy vendeve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE