Pas ultimatumit të kryeministrit Rama, prej disa ditësh në mbarë vendin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme.
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë me mbështetjen e Policisë Bashkiake, ndërmori këtë të enjte një aksion në zonën e njohur si “Piazza” në qendër të kryeqytetit.
Nga pamjet e publikuara, shihen punonjësit e IMT-së, së bashku me pronarët e bizneseve, duke larguar tendat dhe konstruksionet e vendosura në hapësirat publike përpara lokaleve.
Edhe fadroma e IMT shihet e parakuar në zonën prapa muzeut, ndërkohë që policia ka rrethuar zonën dhe ka ndaluar kalimin e qytetarëve brenda perimetrit të sigurisë.
Ky operacion është pjesë e një plani më të gjerë të autoriteteve për të liruar hapësirat publike dhe për t’i kthyer ato në funksion të qytetarëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE