LAJME / E Hënë 23 Qershor 2025, 23:11

Sulmet në Lindjen e Mesme/ Katari reagon pas sulmeve të Iranit: Raketat balistike drejt bazës amerikane, s’ka viktima

Katari ka reaguar menjëherë pas sulmeve iraniane ndaj 6 bazave ushtarake amerikane në Katar.

Aktivizimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore izraelite, pas sulmeve iraniane ndaj Tel Avivit më 21 qershor 2025

Sipas Sky News, Katari njofton se nga sulmet iraniane nuk janë regjistruar viktima.

Katari tha se rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Gjithashtu në deklaratën e Katarit thuhet se nuk ka viktima në bazën ushtarake amerikane al Udeid në Doha, pas sulmit të Iranit ndaj kësaj strukture.

Katari tha se mbrojtja e tij ajrore ka interceptuar një sulm me raketa.

“Jemi të sigurt se mbrojtja ajrore e Katarit pengoi sulmin dhe interceptoi me sukses raketat iraniane”, thuhet në deklaratën e Katarit.

Ministria e Mbrojtjes shtoi: “Falë Zotit, vigjilencës së forcave të armatosura dhe masave paraprake të marra, incidenti nuk rezultoi në vdekje ose lëndime.”

Hapësira ajrore dhe territori i vendit janë “të sigurta”, tha gjithashtu ministria

Reuters raportoi më herët se Irani lëshoi raketa në drejtim të bazave ushtarake amerikane në Katar dhe Irak.

Mediat e huaja citojnë një zyrtar izraelit, i cili raporton se Irani ka synuar bazat amerikane në Katar.

Sipas Sky News, Irani lëshoi ??raketa balistike në bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar të hënën pasdite.

Më herët Katari njoftoi mbylljen e hapësirës tij ajrore të hënën pasdite (23/6), teksa tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta.

Mbyllja e hapësirës ajrore në Katar do të thotë që hapësira ajrore mbi bazën amerikane në Al Udeid është e mbyllur.

Baza Al Udeid në Katar pret më shumë se 10,000 trupa amerikanë dhe është qendra më e madhe ushtarake amerikane në rajon.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Katarit, vendimi u mor për të garantuar sigurinë e banorëve dhe vizitorëve, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe thuhet se do të ndërmarrin një hap të ngjashëm.

Kujtojmë se në fundjavë SHBA sulmuan me raketa 3 objekte bërthamore në Iran, me Teheranin i cili u zotua për hakmarrje pas përfshirjes së SHBA-ve në konfliktin e Iranit me Izraelin për armët bërthamore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE