
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i kërkon Gjykatës së Lartë të përshpejtojë rigjykimin e kërkesës së tij për lirim nga masa e sigurisë “arrest në burg”. Gati një javë pasi Gjykata Kushtetuese zbardhi arsyetimin e vendimit që riktheu çështjen në Gjykatën e Lartë, kryebashkiaku kërkon të mos humbet kohë për rigjykimin e rekursit. Përmes një shkresë të firmosur prej tij edhe avokatit Plarent Ndreca, Veliaj arsyeton nxitimin me konsumimin e mandatit të tij si kryebashkiak.
“Çdo vonesë në rigjykim nuk është, për rrjedhojë, thjesht vonesë procedurale; ajo konsumon vetë kohën e mandatit dhe e bën gjithnjë e më të pakthyeshme pasojën që masa e sigurimit ka prodhuar mbi ushtrimin e funksionit publik, si dhe të pazbatueshëm efektivisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Për rrjedhojë, edhe një vendim eventualisht pozitiv i Gjykatës së Lartë, nëse jepet pasi koha reale e mandatit të jetë konsumuar në mënyrë të konsiderueshme ose pranë përfundimit, do të rrezikonte të mbetej pa efekt praktik, pasi nuk do të mund të rikthente në mënyrë reale periudhën e humbur të ushtrimit të mandatit, as të riparonte pasojën institucionale të krijuar nga pamundësimi faktik i funksionit të Kryetarit të Bashkisë dhe as cenimin e së drejtës së qytetarëve dhe zgjedhësve për t’u qeverisur nga përfaqësuesi i zgjedhur prej tyre”, thuhej në shkreswn e Veliajt.
Përveç shqyrtimit me përparësi, Veliaj i kërkon Gjykatës të Lartë të administrojë një material prej 97 faqe parashtrimesh dhe të zgjidhë përfundimisht çështjen që lidhet me masën e sigurimit, pa e kthyer çështjen për rishqyrtim në gjykatat më të ulëta.
Më 25 maj, Gjykata Kushtetuese riktheu në Gjykatën e Lartë diskutimin mbi vijimin ose jo të masës “arrest në burg” ndaj kryebashkiakut Veliaj. Kushtetuesja vlerësoi se vendimi i Gjykatës së Lartë i korrikut 2025, që la Veliajn në burg, kishte lënë pa përgjigje të arsyetuar disa pretendime të kryebashkiakut, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
