LAJME / E Martë 29 Tetor 2024, 14:02

EMRI/ Tentoi t’i vendoste tritolin makinës, por i shpërtheu në dorë, ky është i riu që vdiq në Elbasan

Kristi Balukja është i riu që humbi jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.

Ai ka tentuar t’i verë tritol makinës së Renato Çepas, por sasi e ekspluzivit i ka plasur në dorë duke i marë jetën menjëherë.

Sipas policisë Renato Çepa njihet në Elbasan dhe si “Kel Llumi”.

“Rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes”, njoftoi policia për ngjarjen. /vizionplus.tv