LAJME / E Diel 21 Qershor 2026, 18:06

Elisa Spiropali reagon ndaj Edi Ramën! “Marrëveshja e Re”:Erdhi koha për tu pastruar, ti heqim të gjithë ata që në PS…!

Në një moment të ngarkuar politik, kur protestat e ditëve të fundit kanë vënë në qendër qeverinë dhe Partinë Socialiste, Elisa Spiropali ka dalë me një mesazh të fortë publik, duke folur për nevojën e një “Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë”.

Në postimin e saj, Spiropali shkruan se Shqipëria që duhet ndërtuar duhet të jetë “më e hapur, më e drejtë, më meritokratike, më europiane”, ndërsa thekson se për ta arritur këtë Partia Socialiste duhet të “gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet”.

Ky mesazh vjen në një situatë të tensionuar, pas protestave të mëdha qytetare kundër projektit turistik të lidhur me Jared Kushner në zonën e Sazanit dhe Zvërnecit, protesta që mediat ndërkombëtare i kanë përshkruar si një nga lëvizjet më të mëdha qytetare të viteve të fundit në Shqipëri. Protestuesit kanë ngritur shqetësime për transparencën, pronën publike, mjedisin dhe lidhjen mes pushtetit politik dhe interesave ekonomike.

Në këtë klimë, deklarata e Spiropalit lexohet si një thirrje e brendshme për reformim të PS-së, por edhe si një pranim politik se pakënaqësia publike nuk mund të injorohet vetëm me propagandë apo akuza ndaj protestuesve. Vetë kryeministri Edi Rama i ka lidhur protestat me ndikime të jashtme dhe ka folur për dëmtim të imazhit të vendit, ndërsa mediat ndërkombëtare kanë raportuar se protestat janë zgjeruar përtej çështjes së një projekti konkret, duke u kthyer në shprehje të pakënaqësisë ndaj modelit të qeverisjes.

“Pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe”, shkruan Spiropali, duke përdorur një gjuhë që duket se shënjestron jo vetëm kundërshtarët politikë, por edhe problemet brenda vetë mazhorancës. Fjalët për “vetëpastrim” dhe “lartësim të vetes” tingëllojnë si një mesazh për ata që kërkojnë reflektim brenda Partisë Socialiste, në një kohë kur presioni publik ndaj qeveris është rritur.

Në fund të postimit, Spiropali shkruan se “po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin”, duke e vendosur përgjegjësinë fillimisht te vetë politika. Pikërisht kjo fjali duket se përmbledh thelbin e mesazhit: Partia Socialiste kërkon të flasë për një kontratë të re me qytetarët, por pyetja që mbetet është nëse kjo do të mbetet thjesht retorikë politike, apo do të shoqërohet me hapa konkretë në transparencë, meritokraci dhe ndarje nga interesat që kanë prodhuar zemërimin qytetar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE