
Burime të Gazeta Minuti bëjnë të ditur se Haki Demolli ka qenë njëri nga propozimet e diskutuara në takimin e sotëm mes kreut të LVV-së, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Jozyrtarisht, mësohet se kandidatura e Demollit përkrahet nga LDK-ja, ndërsa i njëjti thuhet se gëzon respekt edhe nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Haki Demolli është figurë e njohur e LDK-së dhe në të kaluarën ka mbajtur poste ministrore në dy dikastere të rëndësishme të Qeverisë së Kosovës – ka drejtuar Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Diskutimi i emrit të Demollit vjen në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e një figure konsensuale për postin e Presidentit të Kosovës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
