SHOWBIZ / E Martë 10 Mars 2026, 11:11

Edisa kërcënon Mateon : Do e pimë kafen te kthesa e Kamzës, do e shohim kush është më i fortë” ( Video )

Një moment i tensionuar është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku banorja e re Edisa është përfshirë në një debat me Mateon.

Gjatë një bisede mes tyre, Edisa i është drejtuar Mateos me tone të ashpra duke i thënë:

“Do e pimë kafen kur të dalim te kthesa e Kamzës dhe do e shohim kush është më i fortë. Ti ke për të ngelur shumë keq.”

Nga ana tjetër, Mateo ka reaguar i qetë dhe me buzëqeshje, duke i kthyer përgjigje:

“E para nuk merrem me femra dhe e dyta mos kërcëno.”

Ky moment është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe po komentohet shumë nga ndjekësit e spektaklit. Shumë prej tyre po diskutojnë nëse kjo përplasje ishte thjesht një debat i momentit apo nëse tensionet mes dy banorëve do të vazhdojnë edhe më tej në shtëpi.

Videoja e këtij momenti po shpërndahet me shpejtësi në rrjet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE