LAJME / E Martë 23 Qershor 2026, 00:12

Edi Rama shtang protestuesit! Ben urgjentisht reagim TE FORTE qe po shkund rrjetin!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj lexoi sot në emër të organizatorëve të protestës listën me pesë kërkesat e qytetarëve.

Sipas kryeministrit Rama, nisur nga postimet e Goxhajt në rrjetet sociale, ky i fundit shfaqet si një zëdhënës i interesave të Iranit, duke ripërsëritur kështu edhe një herë pretendimin se pas protestave në Shqipëri qëndron dora e Iranit.

Ai u ka rikujtuar kështu dhe deklaratat e bëra që në nisje të këtyre protestave duke theksuar edhe një herë që kur kjo protestë të shuhet atëhere Partia Socialiste do të bëhet akoma dhe më e forta dhe se qeverisja e të majtës shqiptar do të përmirësohet për Shqipërinë në Bashkimin Europian.

“Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….?¿

Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan ai krah videos të Goxhajt kur ka lexuar ditën e sotme kërkesat si dhe ku i janë bashkangjitur dhe disa nga statuset e tij të bëra në rrjetet sociale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE