
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një takim me Presidentin Francez Emmanuel Macron.
Rama do të udhëtojë për në Paris, ku pritet të mbërrijë në orën 13:00 në Pallatin Elysee, ku do të zhvillohen diskutime.
Sipas njoftimit të qeverisë franceze, ata pritet të diskutojnë integrimin e Shqipërisë në BE, si dhe investimet franceze në Shqipëri.
“Presidenti i Republikës do të presë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, të hënën, më 22 qershor 2026, në Pallatin Élysée. Ky takim vjen pas shkëmbimeve midis dy udhëheqësve, të cilët u takuan veçanërisht në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe në maj 2025.
Presidenti i Republikës dhe Kryeministri Edi Rama do të diskutojnë perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe reformat e ndërmarra në këtë kontekst. Kreu i Shtetit do të riafirmojë mbështetjen e vazhdueshme të Francës për vazhdimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në respekt të kërkesave dhe parimeve mbi të cilat ai bazohet.
Të dy udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu zhvillimin e bashkëpunimit në fushat e arsimit, ekonomisë dhe energjisë, si dhe perspektivat e ofruara nga investimet franceze në Shqipëri. Ata do të bëjnë një bilanc të disa projekteve, përfshirë liceun e ardhshëm francez në Korçë, iniciativat e mbështetura nga grupi AFD në fushat e energjisë dhe mjedisit, si dhe mundësitë për bashkëpunim në sektorët e transportit, infrastrukturës dhe mbrojtjes.
* Perspektiva evropiane e Shqipërisë.
* Reformat që Shqipëria po zbaton në kontekstin e anëtarësimit në BE.
Franca do të riafirmojë mbështetjen e saj për vazhdimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke respektuar kriteret dhe parimet e BE-së.
* Bashkëpunim ekonomik dhe energjetik.
* Investimet franceze në Shqipëri.
* Liceu Francez që pritet të ndërtohet në Korçë.
* Projektet e Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD) në energji dhe mjedis.
* Mundësi bashkëpunimi në transport, infrastrukturë dhe mbrojtje.
* Pritja zyrtare e Edi Ramës nga Presidenti i Francës në oborrin e Pallatit Elize.
“* Dreka e punës midis dy udhëheqësve”, njofton qeveria franceze.
Top Channel
