
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për takimet e shumëpërfolura në Aruba, ku herë pas herë në media është aluduar dhe pretenduar se ai ka qenë mes bosëve të narkotrafikut, për të negociuar për ndërtimin e kullave në Shqipëri, me paratë e drogës.
Nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Edi Rama mohoi të ketë qenë atje ndonjëherë apo edhe të ketë dërguar ndonjë funksionar shtetëror atje.
“Unë nuk kam qenë kurrë në Aruba. Nuk e kam idenë se çfarë bëhet në Aruba. Nuk kam dërguar njeri në Aruba. Ajo është nxjerr në këtë fushën e algoritmit, dhe tani është bërë e vërtetë. Siç është bërë e vërtetë që unë jam konsumator kokaine.
Është bërë e vërtetë. Siç është e vërtetë që unë kam akuzuar tim atë për marrëdhënie me time shoqe, dhe për atësinë e tim biri, është bërë e vërtetë. Nuk ka rëndësi se çfarë kam thënë unë. Algoritmi këtë e ka bërë të vërtetë, pavarësisht fakteve”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama dhe tashmë me epokën e teknologjisë, shoqëritë shndërrohen në laboratore reale algoritmi, ku gënjeshtra shpërndahet me shpejt sesa faktet dhe e vërteta, duke provokuar turmat kundër qeverise, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
