LAJME / E Diel 7 Qershor 2026, 17:05

Edi Rama bën reagim urgjent dhe provokon protestuesit: Më shani sa të duash, por mua kurrë nuk do më

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën që prej ditësh po zhvillohet kundër ndërtimit të resortit në Zvernec, duke i etiketuar kundërshtarët e projektit si “revolucionarët e flamingove”.

Përmes ironisë, kreu i qeverisë u ka kërkuar protestuesve që të lënë ambientalistët dhe qytetarët e shqetësuar të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë, ndërsa shtoi se flamingot duhen lënë “në rehatinë dhe ngjyrën e tyre”, pa iu bërë puplat bojëkafe nga “llumi i gjuhës së rrugës”.

Kyeministri tha se sharjet dhe mallkimet nuk e shqetësojnë madje, sipas tij i japin më shumë “shëndet dhe vullnet”.

“Lërini ambientalistët e vërtetë në punën e në të drejtën e tyre të protestës, lërini mbrojtësit dhe dashamirët e vërtetë të natyrës në punën e në të drejtën e tyre të protestës, lërini në të drejtën e tyre edhe qytetarët e shqetësuar, po patjetër lërini në rehatin dhe ngjyrën e tyre edhe flamingot, e mos ua bëni puplat bojëkafe me llumin e gjuhës së rrugës!

Merruni me mua sa të doni, se mua vetëm shëndet dhe vullnet më bëhen sharjet e mallkimet tuaja, po boll e ndotët tërë mexhelisin shqipfolës të rrjeteve sociale me fjalorin tuaj me 40 fjalë ku 20 janë sharje e pisllëk”, shkruan Rama, teksa për të mbështetur argumentin se natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojnë, Rama solli në vëmendje shembullin e Camargue në Francë, një nga ligatinat më të njohura të Europës, ku turizmi, ekonomia dhe biodiversiteti sipas tij kanë gjetur mënyrën të ecin krah për krah.

Dy llafe si fillim për revolucionarët që hyjnë këtu dhe nëpër faqet sociale të kujtdo që mendon ndryshe prej tyre. Meqë nuk bashkojnë dot katër fjali bashkë për të formuar një koncept e kompensojnë boshllëkun me fjali bërtitëse, ku spikasin sharjet dhe thirrjet njërrokëshe:

Lërini ambientalistët e vërtetë në punën e në të drejtën e tyre të protestës, lërini mbrojtësit dhe dashamirët e vërtetë të natyrës në punën e në të drejtën e tyre të protestës, lërini në të drejtën e tyre edhe qytetarët e shqetësuar, po patjetër lërini në rehatin dhe ngjyrën e tyre edhe flamingot, e mos ua bëni puplat bojëkafe me llumin e gjuhës së rrugës!

Merruni me mua sa të doni, se mua vetëm shëndet dhe vullnet më bëhen sharjet e mallkimet tuaja, po boll e ndotët tërë mexhelisin shqipfolës të rrjeteve sociale me fjalorin tuaj me 40 fjalë ku 20 janë sharje e pisllëk!

Kur flitet për ligatina, laguna dhe zona të mbrojtura, shpesh krijohet përshtypja sikur mënyra e vetme për t’i mbrojtur është t’i shkëpusësh nga jeta ekonomike.

Por Camargue në Francë tregon një histori krejt tjetër.

E vendosur në deltën e lumit Rhône, Camargue është një nga ligatinat më të rëndësishme të Europës. Një peizazh i jashtëzakonshëm me laguna, këneta, dunat bregdetare, kripore, flamingo rozë, kuajt e bardhë të famshëm të Camargue dhe qindra lloje shpendësh.

Një parajsë e biodiversitetit. Por njëkohësisht edhe një motor ekonomik.

Sot Camargue është një destinacion ndërkombëtar me hotele butikë, restorante, marina, turizëm natyror, kalërim, vëzhgim shpendësh, prodhim tradicional të kripës dhe një ekonomi lokale që jeton pikërisht falë peizazhit që ka ruajtur.

Franca nuk e mbrojti Camargue duke e mbajtur qytetërimin larg saj.

E mbrojti duke e bërë të vlefshme për qytetërimin e saj.

Duke kuptuar se natyra nuk është domosdoshmërisht kundërshtare e zhvillimit. Madje ndonjëherë ajo është vetë zhvillimi.

Prandaj sot flamingot janë ende aty.

Biodiversiteti është ende aty.

Prandaj pyetja nuk është nëse natyra dhe ekonomia mund të bashkëjetojnë.

Pyetja është nëse kemi vizionin për ta kthyer natyrën në një aset të ekonomisë.

Sepse kur peizazhi bëhet pjesë e modelit ekonomik, njerëzit nuk janë më indiferentë dhe shpesh shkatërrues e ndotës të tij.

Dhe ky është mësimi i vërtetë i Camargue: Nuk zgjodhi mes natyrës dhe zhvillimit, por se gjeti mënyrën që të dyja të fitojnë bashkë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE