
Një konflikt familjar ka përfunduar me plagosje në Kamëz, ku një 16-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë xhaxhain e tij pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ndërsa pas njoftimit për incidentin, në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë forcat e Policisë.
I mituri është shoqëruar dhe më pas arrestuar nga autoritetet, ndërsa i plagosuri ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas raportimeve, konflikti dyshohet të ketë nisur pasi xhaxhai i kishte treguar babait të 16-vjeçarit se djali i tij konsumonte lëndë narkotike. Kjo, sipas burimeve paraprake, ka shkaktuar një debat mes tyre, i cili më pas ka eskaluar në dhunë.
Gjatë përplasjes, i mituri dyshohet se ka përdorur një mjet prerës, duke plagosur xhaxhain e tij.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, për të dokumentuar dinamikën e konfliktit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.
Për shkak se rasti përfshin një të mitur, autoritetet nuk kanë bërë publike identitetin e tij, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të miturve.
Personi i dyshuar prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me një vendim të formës së prerë të gjykatës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
