Dy shqiptarët e kanë pyetur: “Pse po provokon?”
Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku të përfshirë janë dy shqiptarë dhe një serb.
Sipas mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë, në urën kryesore mbi lumin Ibër, që ndan qytetin dhe simbolizon ndarjen etnike mes serbëve dhe shqiptarëve. Sipas burimeve qytetari serb me inicialet V.V, 30 vjeçar, i cili ishte turist në Kosovë, ka ndaluar tek ura për të bërë fotografi duke ngritur dorën me tre gishta, një gjest i njohur si simbol i nacionalizmit serb.
Kjo ka nxitur reagimin e dy qytetarëve shqiptarë, G.R, 64-vjeçar dhe A.Z, 60-vjeçar, të cilët, e kanë pyetur: “Pse po provokon?” dhe menjëherë më pas ka shpërthyer një konflikt fizik mes tyre.
Nga përleshja, njëri nga shqiptarët ka pësuar frakturë në hundë, siç konstatohet në raportin mjekësor. Ngjarja ka alarmuar autoritetet, të cilat kanë ndërhyrë dhe kanë siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë që dokumentojnë incidentin.
Prokurori, pas shqyrtimit të videove, ka urdhëruar që ndaj dy shqiptarëve të ngrihet akuza për “Sulm fizik”, ndërsa shtetasi serb është liruar në procedurë të rregullt, me tiketë për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE