LAJME / E Diel 19 Korrik 2026, 17:05

E rëndë, vr itet me a rmë zjarri gazetari i njohur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin mediatik në Itali. Gazetari sportiv Luigi Esposito, 53 vjeç, u gjet i pajetë në një zonë bujqësore në Eboli, pranë Salernos, ndërsa autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një vrasje.

Sipas mediave italiane, trupi i gazetarit u gjet mëngjesin e së dielës, më 19 korrik, pasi zjarrfikësit ndërhynë për shuarjen e një zjarri në zonë. Hetuesit dyshojnë se Esposito është qëlluar me armë zjarri dhe më pas i është vënë flaka.

Identifikimi i viktimës u bë pas gjetjes së një automjeti të braktisur në zonë, i regjistruar në emër të tij. Esposito, i cili njihej profesionalisht si Luca, punonte si komentator sportiv dhe ishte i angazhuar prej vitesh në gazetarinë sportive.

Kolegët e tij e kanë përshkruar si një profesionist të apasionuar dhe një person që mbronte me vendosmëri bindjet e tij. Drejtori i televizionit “OttoChannel”, ku Esposito bashkëpunonte, e cilësoi vdekjen e tij një humbje të rëndë dhe kërkoi zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Prokuroria e Salernos ka nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe motivin e vrasjes. Deri tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse krimi ka lidhje me aktivitetin e tij gazetaresk, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE