LAJME / E Martë 11 Mars 2025, 18:06

E rëndë/ Një vajzë humb jetën teksa po dërgohej me autoambulancë në spital

Një 30-vjeçare me inicialet M.H, ka humbur jetën teksa po transportohej me ambulancë nga Përmeti në drejtim të spitalit të Gjirokastrës.

Ende nuk janë të qarta shkaqet që çuan në vdekjen e të resë, ndërsa nga konstatimet paraprake në trupin e saj nuk janë gjetur shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Sakaq Prokuroria ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota që çuan në vdekjen e 30-vjeçares.

“Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtimesh të tjera.

Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, tha policia, por pa dhënë detaje rreth shkaqeve të mundshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, teksa po pyeten familjarët dhe pritet përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore.