LAJME / E Premte 17 Korrik 2026, 00:12

E rëndë në Tepelenë! Përplasen ‘kokë më kokë’ 2 automjete, disa të plagosur, thuhet se

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, në vendin e quajtur “Rune”.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njëri-tjetrin dhe për pasojë 2 shoferët dhe 2 pasagjerë kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se përplasja ka qenë e fortë duke i nxjerrë jashtë funksionit të dy automjetet, ndërkohë që Policia dhe grupi hetimor po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëviznin automjetet, ndërkohë që puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdon, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE