LAJME / E Enjte 7 Mars 2024, 12:12

E rëndë në Gjirokastër. Gjendet në liqen trupi i pajetë i një gruaje

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër. Gjendet në liqenin artificial të Vironit trupi i pajetë i një gruaje.

Trupi u pikas nga dy kalimtarë të rastit të cilët njoftuan policinë.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe forcat e PMNZSH të cilat bënë të mundur nxjerrjen në breg të kufomës.

Trupi i kufomës duket i padekompozuar çfarë i bën hetuesit të mendojnë se gruaja ka pak ditë që është mbytur në liqen. Nuk dihen shkaqet dhe rrethanat dhe as emri i saj.

Po punohet për identifikimin e gruas.