LAJME / E Enjte 16 Maj 2024, 22:10

E rëndë/ Drama pas vdekjes, Shqipëria ky vend i 'moçëm' në 'sfidë' se ku njerëzit të varrosin të afërmit pasi ndërrojnë jetë

Gjetja e një vendi për të varrosur të vdekurit është kthyer në sfidë në Lezhë. Në varrezat e Grykë Zezës, prej vitesh nuk ka hapësira, ndërsa varrezat e reja në Gocaj në pjesën më të madhe të kohës janë nën ujë, pasi vendi i përcaktuar është i papërshtatshëm.


Këtë e dëshmon edhe një foto, ku shihet punëtori i varrezave duke hequr ujin me kovë për të varrosur një qytetar që kishte ndërruar jetë.

Mësohet se kjo problematikë vijon prej vitesh dhe pavarësisht premtimeve të vazhdueshme ende nuk është gjetur një zgjidhje.