LAJME / E Premte 4 Korrik 2025, 20:08

E rëndë/ Bie nga lartësia duke montuar tendën e diellit punëtori 44-vjeçar, ndodhet në spital në gjendje…

Policia e Vlorës konfirmoi sot (4 korrik) se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në ngarkim të 65-vjeçarit M. B., banues në Fier.

Pronari i një karburanti në Delvinë është marrë nën akuzë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi ditën e djeshme, duke punuar në subjektin e tij ka rënë nga lartësia duke montuar një tendë dielli, punonjësi 44-vjeçar, që ndodhet në spital i plagosur.

“Te karburanti i tij në Delvinë, ka rënë nga lartësia duke montuar tendën e diellit, shtetasi D. P., 44 vjeç, i punësuar prej tij. 44-vjeçari ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën, kurse hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë”.