LAJME / E Mërkurë 6 Mars 2024, 18:06

E reja qëllon me thikë bashkëshortin, policia zbardh detajet e para të ngjarjes

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur sot, rreth orës 17:30, në lagjen nr.2, në qytetin e Sarandës.

Burime bëjnë me dije se në banesën e tyre, shtetasja A. Z., 22 vjeçe, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Ndërkohë shtetasja A. Z., është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.