LAJME / E Diel 7 Qershor 2026, 18:06

“E njoh prej vitesh”, Nevina Shtylla zbulon për herë të parë për lidhjen me partnerin: Nëse s’do ishte pak xheloz…

Moderatorja e njohur e Top Chanenl, Nevina Shtylla, ka qenë e ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku ka folur për herë të parë për jetën e saj personale dhe marrëdhënien me partnerin.

Nevina ka zbuluar se lidhja e tyre ka lindur natyrshëm dhe pa vështirësi, pavarësisht se ajo është një figurë publike dhe e njohur në ekran.

Në këtë intervistë, moderatorja ka rrëfyer detaje për njohjen e tyre të hershme dhe mënyrën se si familjet dhe rrethi i përbashkët i kanë njohur të dy paralelisht, duke e bërë më të lehtë raportin mes tyre. Gjithashtu, Shtylla është ndalur edhe te keqkuptimet e mundshme që mund të lindin në marrëdhënie kur njëri partner është pjesë e botës së spektaklit, duke theksuar se në rastin e saj nuk kanë munguar mirëkuptimi dhe qartësia në raport.

Ishte e vështirë të krijoje lidhje meqë je një figurë publike?

Jo sepse partnerin e njoh prej shumë vitesh, duke u rritur unë në ekran ai ka qenë pjesë e shoqërisë time në rrethin tim të përbashkët prej shumë kohësh kështu që duke e njohur unë televizionin e ka njohur edhe ai, sikurse ka ndodhur edhe me familjen time duke u futur unë në botën e medias edhe familja ime e ka njohur atë paralelisht me mua, kështu që nuk ka pasur problematika, me ka njohur në një fazë kur unë nuk isha dhe aq e njohur dhe në përditshmëri me njerëzit që unë i dua fort që unë ndaj jetën time, një drekë, një darkë, shtëpinë dhe gjithçka tjetër jam pa barriera.

Keni pasur ndonjëherë gërricje dhe ndonjë keqkuptim për faktin që je person i spektaklit?

Asnjëherë, kujtoj kohën e procesit sportiv, kur vjen një prezantuese e re turren dhe bëjnë namin, jam e bindur që kjo gjë ka ndodhur me Alesia Bamin, me Franceskën dhe me këdo në ato episodet e para në kohën kur sa kisha fut këmbët ne Top Channel, por keqkuptime nuk ka pasur e kemi shumë të qartë raportin që kemi me njëri-tjetrin, unë jam njeri i drejtpërdrejtë, ai është njeri me këmbë në tokë, i sigurt te vetja e tij, nuk them se është njeriu që nuk bëhet xheloz kurrë, sepse atëherë do thoja ka diçka që nuk funksionin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE