LAJME / E Mërkurë 10 Qershor 2026, 23:11

E fundit! Filipinet propozojnë dënim për zyrtarët dhe politikanët e korruptuar

Një projektligj i ri në Filipine ka hapur debat të gjerë, pasi propozon dënimin me vdekje për zyrtarët e dënuar për korrupsion.

Deputeti Khymer Adan Olaso ka depozituar në Dhomën e Përfaqësuesve projektligjin nr. 11211, të quajtur “Death Penalty for Corruption Act”, i cili synon të vendosë dënimin me vdekje përmes skuadrës së pushkatimit ndaj zyrtarëve publikë të shpallur fajtorë për vepra të rënda korruptive.

Masa do të zbatohej për të gjithë zyrtarët, nga Presidenti i vendit deri te përfaqësuesit në nivel lokal, si dhe për anëtarët e forcave të armatosura dhe policisë.

Projektligji parashikon dënime për personat e dënuar për korrupsion, shpërdorim të fondeve publike dhe grabitje të pasurisë shtetërore. Megjithatë, ekzekutimi do të mund të kryhej vetëm pasi vendimi të jetë konfirmuar nga Gjykata Supreme dhe të jenë shteruar të gjitha mjetet ligjore të apelimit.

Sipas iniciatorit të nismës, masat aktuale nuk kanë qenë të mjaftueshme për të frenuar korrupsionin, ndërsa ky propozim synon të forcojë përgjegjshmërinë dhe besimin e qytetarëve te institucionet publike.

Projektligji mbetet ende në fazën e shqyrtimit parlamentar dhe nuk është miratuar si ligj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE