LAJME / E Premte 17 Maj 2024, 21:09

E fshehur pas derës, Françeska tremb çiftin Heidi dhe Romeo(Video)

Na ndajnë vetëm 8 ditë nga finalja e madhe e edicionit të tretë të Big Brother Vip Albania. Mesa duket sherret me tone të ashpra e ofendimet i kanë lënë vend argëtimit, lojrave të ndryshme e muzikës.

Ndryshe nga çdo herë këtë javë Françeska Murati ka treguar anën e saj më të mirë duke krijuar situata plot humor e të qeshura në shtëpi.

Teksa shkonin për të fjetur, Françeska ka vendosur ti bëjë një rreng çiftit Heidi dhe Romeo, reagimi i së cilës ka shkaktuar plot të qeshura tek banorët.