Ka ndërruar jetë Lea Massari, aktorja italiane dhe ikona e kinemasë evropiane, e njohur për rolet e saj në filmat e Michelangelo Antonioni’s L’Avventura” (1960), Dino Risi-s “A Difficult Life” (1961) dhe Louis Malle’s Murmur of the Heart (1971), ka ndërruar jetë.
Ajo ishte 91 vjeçe. Massari ndërroi jetë në banesën e saj në Romë, sipas raportimeve të mediave italiane. Gjatë një karriere që zgjati për dekada dhe përfshiu filmin, televizionin dhe teatrin, Massari luajti përkrah emrave të mëdhenj si Alain Delon, Jean-Paul Belmondo, Michel Piccoli dhe Omar Sharif.
Ajo ishte e dashur nga publiku, megjithatë, zgjodhi të qëndronte larg vëmendjes së tepërt mediatike. Pas tërheqjes nga aktrimi më shumë se 30 vjet më parë, rrallëherë u shfaq në publik. E lindur më 30 qershor 1933 me emrin Anna Maria Massatani, ajo mori emrin artistik Lea në nder të të fejuarit të saj, Leo, i cili humbi jetën në një aksident pak kohë para se të martoheshin.
Fëmijërinë e kaloi në vende të ndryshme të Evropës, pasi familja e saj ndiqte babain, një inxhinier, në detyra të ndryshme në Spanjë, Francë dhe Zvicër. Massatani studioi arkitekturë dhe për të siguruar të ardhura, punonte si modele, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE