LAJME / E Diel 29 Qershor 2025, 23:11

E dhimbshme! Dalin detaje tro*ditëse për pushuesin që humbi jetën në plazhin e Divjakës

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme në plazhin e Divjakës, ku një pushues humbi jetën papritur teksa qëndronte në shezlong.

Viktima është identifikuar si Tomorr Muça, 67 vjeç, banues në Elbasan. Ai kishte shfaqur shqetësime të menjëhershme shëndetësore dhe humbi ndjenjat para syve të pushuesve të tjerë, të cilët reaguan menjëherë duke tentuar t’i japin ndihmën e parë dhe njoftuan urgjencën mjekësore.

Mirëpo, bëhet e ditur se ekipi shëndetësor i qendrës së Divjakës është vonuar më shumë se 1 orë për të mbërritur në vendin e ngjarjes, kohë gjatë së cilës qytetarët u përpoqën të ndihmonin me mjetet që kishin në dispozicion.

Në momentin që mbërriti urgjenca, mjekët tentuan reanimimin, por fatkeqësisht pa sukses.

Burime zyrtare konfirmuan se 67-vjeçari kishte pësuar një infarkt akut të miokardit.

Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për të shqyrtuar arsyet e vonesës së ndihmës mjekësore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE