Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasen A. P., 30 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë.
Arrestimi i saj u bë pasi: Rreth orës 03:50 të datës 21.06.2025, gjatë patrullimeve me objektiv garantimin e rendit dhe parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar për kontroll dhe verifikim automjetin me drejtues shtetasin E. P., 23 vjeç. Gjatë komunikimit me punonjësit e Policisë, 23-vjeçari ka krijuar dyshime se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit. Për këtë arsye është kërkuar ndihma e punonjësve të Policisë Rrugore për t’i bërë testin e alkoolit, ku testi i parë ka rezultuar 0.48 mg/l. 23-vjeçarit i është kërkuar të bëjë për herë të dytë testin e alkoolit, në zbatim të procedurës standarde, por ai ka refuzuar të kryejë testin e dytë.
Në momentin që punonjësit e Policisë po komunikonin me 23-vjeçarin për të bërë testin e alkoolit, aty ka ardhur me një automjet tjetër shtetasja A. P., motra e tij, e cila ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke i penguar ata të kryenin detyrën. Punonjësit e Policisë i kanë bërë testin e alkoolit edhe 30-vjeçares, në prani të një punonjëseje policie(e cila ka qënë prezent nga momenti i parë e deri në përfundim të të githa veprimeve), ku rezultoi se 30-vjeçarja drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.38 mg/l.
30-vjeçarja është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, për veprime të mëtejshme për kundërshtim të punonjësve të Policisë. Gjatë kohës që ndodhej në ambientet e dhomës së shoqërimit, shtetasja A. P. ka goditur me grushte xhamin e dritares së kësaj dhome, duke e thyer atë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Sqarim: Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale për këtë rast theksojmë se: Shërbimet e Policisë, në asnjë moment, nuk kanë ushtruar dhunë ndaj 30-vjeçares dhe pretendimet e bëra publike nuk janë të vërteta. Punonjësit e Policisë kanë zbatuar procedurat standarde të punës dhe në asnjë moment nuk kanë ushtruar dhunë ndaj saj apo ndaj vëllait të saj, të përfshirë në këtë rast.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin F. G., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij;
-arrestuan shtetasin M. Gj., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 40 vjeç, pasi dyshohet se tek Liqeni Artificial, për motive të dobëta ka kanosur një 24-vjeçare;
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi ndaj tij ka kallëzuar një e mitur 15 vjeçe, se kundër dëshirës së saj ka kryer marrëdhënie seksuale me 17-vjeçarin. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. Z., 31 vjeç, M. M., 28 vjeç dhe M. S., 43 vjeç, pasi në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se në subjektin në administrim nga 43-vjeçari, është gjeneruar muzikë me volum të lartë duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa shtetasit O. Z dhe M. M, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin;
-shpallën në kërkim shtetasit K. B., 33 vjeç dhe T. X., 42 vjeç, pasi në rrugën “Nikolla Lena”, gjatë një konflikti të çastit kanë goditur me grushte një 44-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-shpallën në kërkim 3 shtetas të mitur pasi ndaj tyre ka kallëzuar shtetasi E. M, se këta shtetas kanë goditur djalin e tij të mitur. Gjithashtu, dy prej tyre të shpallur në kërkim dyshohet se kanë thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin B. P., 53 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin P. H., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;
-shpallën në kërkim shtetasin E. T., 23 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një 31-vjeçar. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasit A. L., 40 vjeç dhe I. C., 31 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 28 vjeç, pasi është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. H., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE