LAJME / E Mërkurë 1 Korrik 2026, 00:12

E BUJSHME/ Gonxhja paralajmëron protestuesit: Kush mendon se do t’i…

“Nëse ka ndonjë njeri këtu që mendon se do bëjë revolucionin francez me gijotinë në bulevard, e ka shumë gabim. Ka për të marrë përgjigjen e duhur dhe siç e meriton”. Këtë mesazh u përcolli protestuesve ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, duke paralajmëruar se brenda pak ditësh do të bëhet e ditur se nga drejtohet kjo protestë që vijon sot në ditën e 31-të.

“Keni për të parë mrekullira për pak ditë, do të shihni se nga ku pilotohet kjo e ku nga vijnë këto”, tha Gonxhe.

Sipas ministrit Gonxhja thirrjet “Rama n’burg Berisha n’burg” janë gjetje taktike politike e protestës, por që sipas tij këta emra nuk lidhen me njëri-tjetrin. Këtë argument e përforcoi edhe nga mesazhet që ai tha se ka marrë nga shumë artistë që distancohen nga këto thirrje.

“’Rama Burg, Berisha Burg’ që është gjetja e kësaj gjësë, ke për ta parë shumë shpejt që kjo gjëja për t’i bërë këta dy emra bashkë, është në thelb strategjia më antishqiptare që ka qenë ndonjëherë. Nuk bëhen dot dot dy emra bashkë.

Ta harrojë kushdo që e imagjinon emri i Sali Berishës me Edi Ramën bashkë për në burg të dy si limpa e protestës është thelbi i taktikës që është pas asaj proteste që me siguri gjysma e tyre aty nuk e dimë se është dhe unë kam këtu në telefon plot e plot artistë që më thonë dëgjo, ne nuk kemi lidhje me këtë pjesën këtu se ne e dimë shumë mirë që Saliu nuk ka lidhje me Ramën.

Kanë një nga periudhat më të lira të jetës së vet, më krijuese të jetës së vet, më të mbështetura nga shteti të jetës së vet, janë më mirë se kurdoherë në jetën e vetë. Kanë marrë mbështetje dhe bravo ju qoftë dhe nuk përmendin për asgjë”, tha Gonxhe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE