LAJME / E Martë 24 Qershor 2025, 15:03

E blen me 50 lekë litrin, jahti i miliarderit të njohur furnizohet me naftë në Durrës

Në kalaten nr. 5 të portit të Durrësit, mëngjesin e kësaj të marte është ankoruar jahti gjigand “Andromeda”, në pronësi të miliarderit ruso-izraelit Yuri Borisovich (Bentsionovich) Milner.

Jahti do të furnizohet me 250 000 litra karburant, i cili është pothuajse falas falë politikave të Ramës, dhe me pas do të nisë lundrimin drejt destinacionit të radhës portit të Dubrovnikut, Kroaci.

Siç dihet, jahtet e tilla ndalojnë në Shqipëri pasi furnizohen me naftë 50 lekë litri, pa akcizë, ndërkohë që shqiptarët me rroga minimale e paguajnë me 180 lekë litrin.

Vlera e jahtit Andromeda arrin në 250 milionë dollarë, ku vetëm kostoja vjetore e mirëmbajtjes është rreth 25 milionë dollarë. Miliarderi Juri Borisovich, pronar i këtij superjahti është i njohur si bashkëthemelues në disa kompani globale interneti, ndërsa aktualisht është investitor në sipërmarrjet gjigande si Facebook, Twitter, Alibaba, Spotify etj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE