LAJME / E Mërkurë 10 Qershor 2026, 17:05

Dysohet se vrau 34-vjeçarin, “Mand dhelpra” ben deklaraten e frikshme per shokun, ai tha ne polici se… (DESHMIA)

Zhdukja në mënyrë misterioze e të riut Eglant Koçi dhe dyshimet se ai është rrëmbyer dhe mbajtur peng nga shoku i tij i ngushtë, Armand Shakaj kanë vendosur ngjarjen në qendër të vëmendjes, prej afro një jave.

Autori i dyshuar për rrëmbimin e të riut, mësohet se dy ditë pas kallëzimit të bërë nga familja Koçi për zhdukjen e djalit të tyre, ka dëshmuar në Polici se ai e njihte prej kohësh Eglantin duke shtuar se takimi i fundit me dyshes ka qenë më 3 qershor, një ditë para se situata të merrte një tjetër rrjedhë.

“E kam njohur Eglant Koçin prej kohësh, pasi nëna e tij ka punuar më herët si sanitare” ka deklaruar para grupit hetimor Armand Shakaj, sipas gazetares Anila Hoxha.

Më tej, mësohet se ai ka pretenduar se është takuar me Koçin më 3 qershor, një ditë para zhdukjes, ndërsa pretendon se nuk ka dijeni për fatin e tij.

“Ai më kishte treguar muajin e fundit (maj) se kishte shqetësime dhe kërcënime që lidheshin me aktivitetin e call center-ave, por më shumë nuk di, pasi nuk më ka thënë gjë tjetër” ka thënë më tej Shakaj.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të zhdukjes së të riut në në mes të Tiranës, një ngjarje që u pasua me shumë pikëpyetje, sidomos kur hetimet e bëra filluan të nxirrnin pah përfshirjen e Armand Shakajt.

Ashtu si raportoi dhe newsbomba.l paraditen e kësaj të mërkure, Shakaj ka pasur gisht në zhvendosjen e motorit të Koçit.

Sakaq, dhe dëshmia e të riut që ishte i punësuar si kamarier në lokalin e Armand Shakajt, i cili zbuloi se pronari i tij i kishte kërkuar që të fikte dritat me pretendimin se do të nxirrte nga lokali një frigorifer. Një kërkesë kjo që ka ngritur më tej dyshimet se Armand Shakaj është autori i dyshuar kryesor për rrëmbimin e 34-vjeçarit.

Shakaj vijon të jetë në kërkim nga blutë e vendit, ndërsa Policia po vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE