LAJME / E Shtunë 28 Tetor 2023, 16:04

Dyshohet se u sulmua nga policia e moralit, vdes 16-vjeçarja iraniane

Një vajzë adoleshente, Armita Geravand, e cila dyshohet se u sulmua nga policia morale iraniane për shkak të mosmbajtjes së shamisë, ka vdekur, këtë lajm e kanë konfirmuar mediat shtetërore.

Armita Geravand, 16 vjeç, pësoi “lëndime të rënda” pas një grindjeje me të ashtuquajturën polici iraniane e moralit në stacionin Shohada në kryeqytetin iranian Teheran më 1 tetor, sipas organizatës për të drejtat e njeriut Hengaw.

Hengaw tha se zonjusha Geravand u tërhoq zvarrë nga një tren.

Rasti i saj është krahasuar me atë të Mahsa Amini , gruas 22-vjeçare, vdekja e së cilës ndërsa ishte në paraburgim nga policia e moralit nxiti protesta mbarëkombëtare vitin e kaluar.