LAJME / E Premte 25 Tetor 2024, 17:05

Dyshohet se ndihmoi të motrën për të goditur Klea Prengën, ja çfarë po ndodh me Antonela Berishën (Foto)

Pas dhunës së ushtruar ndaj Klea Prengës dhe javëve në arrati, Antonela Berisha i është rikthyer jetës normale dhe punës.


Pasi u vetëdorëzuan, Gjykata e Tiranës e cila dha masat e sigurisë “detyrim paraqitje” për Antonelën dhe “arrest në shtëpi” për të motrën, Marielën.

Tashmë ish-konkurentja e ‘Përputhen’ ka vendosur t’i kthehet biznesit të saj dhe jetës aktive.

Atë e kanë “mbuluar” në lule miqtë, të afërmit dhe bashkëpuntorët. Ka qenë vetë Antonela ajo e cila në llogarinë e saj në “Instagram” ka publikuar disa buqeta me lule ku një prej tyre ishte e shoqëruar me mbishkrimin: “Mirë se u ktheve bisha”.