LAJME / E Mërkurë 10 Qershor 2026, 20:08

Dyshohet për pengmarrjen dhe vrasjen e Eglant Koçit, VIDEOJA e papublikar e Armand Shakajt

41-vjeçari Armand Shakaj është shpallur në kërkim nga policia për mbajtjen peng dhe vrasjen e mikut të tij 34-vjeçar, Eglant Koçi.

Ndërkohë, ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për 25-vjeçarin Enea Zyferi, i akuzuar për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”, lidhur me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi. 25-vjeçari ka dhënë dëshminë e tij në gjyq duke deklaruar se nuk ka dijeni për ngjarjen dhe se nuk është i implikuar.

“Punoj në lokalin e Armand Shakajt si kamarier, ditën që thotë prokuroria, e kam parë Eglantin kur ka hyrë në lokal sepse e njoh, më pas nuk e kam parë më, nëse ishte larguar apo jo. Ndërkohë Armand Shakaj më ka thënë që të fikja dritat e lokalit, për shkak se kishte për të nxjerrë një frigorifer dhe unë i kam fikur dritat. Të nesërmen Armandi më ka thënë që të shkoja të laja makinën në një vend larg andej diku nga fundi i bulevardit të ri. Kam shkuar atje dhe më ka kapur policia. Unë nuk kam lidhje më këtë ngjarje”, ishte dëshmia e kamerierit të arrestuar Enea Zyferi.

Por edhe pse janë fikur dritat në lokalin e Shakajt, kamerat e kanë fokusuar teksa vendos trupin e Eglant Koçit në makinë dhe dyshohet ta ketë zhdukur në një zonë te thellë në Krrabë ose Librazhd. Policia po vijon kontrollet për gjetjen e të riut por ende pa asnjë rezultat.

Policia dyshon se Englant Koçi është vrarë, pasi gjurmë gjaku janë gjetur si në ambientin ku është mbajtur peng, ashtu dhe në makinë.

Sipas burimeve policore Eglant Koçi ishte i punësuar te një grup që dyshohej se merrej me kriptomonedha dhe call center-a.

Ky fakt po hetohet si pistë kryesore nga policia për motivet e krimit. Koçi dyshohet se në portofolin e tij elektronik të kriptomonedhave për llogari të një personi tjetër kishte rreth 700 mijë euro dhe ka dyshime se datën kur u mor peng janë kryer disa transaksione nga telefoni i tij.

Vox News sjell një video ekskluzive të Armand Shakajt të shkëputur nga rrjetet e tij sociale./Voxnews.al , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE