
Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku janë shënuar 2 të vrarë.
Mësohet se vëllai ka vrarë vëllain e tij, e më pas është vetëvrarë. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktari raporton se viktimat janë Lulëzim Cami 69 vjeç dhe Vehap Cami 63 vjeç nga Bulqiza.
Nga hetimet paraprake të grupit hetimor, rezulton se Vehap Cami qëlloi me pistoletë Lulëzim Camin. Më pas armën e ktheu nga vetja. Për pasojë humbën jetën që të dy. Shkak i krimit dyshohet të jetë bërë konflikti për pronat
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e Lulëzim Camit në zonën e Freskut në rrugën “Xhon Belushi” rreth orës 07:40.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës.
“I dëgjova duke bërtitur”, flasin pronarja e shtëpisë: Si e mësuam vrasjen e dy vëllezërve
Ishte ora 07:40 kur banorët e rrugës “Xhon Belushi” në zonën e Freskut në Tiranë dëgjuan të bërtitura nga shtëpia e Lulëzim Camit 69 vjeç.
Kështu e përshkruajnë banorë të zonës krimin e rëndë brenda familjes që tronditi kryeqytetin mëngjesin e kësaj të enjte, ku vëllai vrau vëllain e më pas veten.
Viktima jetonte me qira, ndërsa pronarja e banesës ka rrëfyer momentet e para.
Banore e zonës: I dëgjova unë duke bërtitur, se bërtisnin gratë kur i gjetën.
Gazetari: Si i njihnit? Ishin të rregullt?
Banore e zonës: Të rregullt. I vëllai nuk rri këtu, nuk e di ku rri. Erdhi në mëngjes edhe…
Sipas Policisë së Tiranës, rezulton se Vehap Cami 63 vjeç qëlloi me pistoletë vëllain Lulëzim Cami 69 vjeç. Më pas u vetëvra.
Krimi ndodhi në banesën e Lulëzim Camit rreth orës 07:40.
I shkoi në shtëpi dhe e qëlloi, detaje nga vrasja mes vëllezërve (Dinamika)

Konflikti për pronat dyshohet se ka qenë zanafilla e konfliktit mes dy vëllezërve Cami nga Bulqiza, që çoi në vdekjen e të dyve mëngjesin e të enjtes (4 Janar 2024).
Krimi në familje ndodhi në banesën e Lulëzim Camit 69 vjeç, në zonën e Freskut në Tiranë rreth orës 07:40.
Gazetari i Klan News Besar Bajraktari ka mësuar se autori, Vehap Cami 63 vjeç, jetonte në zonën e Lundrës.
Një ditë më parë ai kishte ditëlindjen, ndërsa mëngjesin e sotëm shkoi në banesën e të vëllait, Lulëzimit, në Fresk. U fut brenda, aty u përball me vëllain, por nuk patën asnjë debat. Më pas e qëlloi me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend.
Pasi i mori jetën vëllait, Vehap Cami vrau edhe veten.
Në momentin e krimit në shtëpi kanë qenë të pranishëm edhe familjarët e Lulëzim Camit, të cilët fatmirësisht nuk pësuan asnjë lëndim.
Grupi hetimor dyshon se përplasja mes vëllezërve ka qenë e hershme për shkak të pronave. Për këtë arsye po pyeten edhe familjarë të tyre për të dhënë më shumë informacione që ndihmojnë hetimin.
INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË SË TIRANËS:
Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
