Janë zbardhur detaje të reja nga vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, të cilat u gjetën pa shenja jete mesditën e 10 Majit në banesën e tyre në zonën e “Selvisë” në Tiranë.
Viktimat janë 25-vjeçarja Antonina Kozachenko dhe 40-vjeçarja Anastasia Lopukhova, të cilat u gjetën të vdekura nga shoqja e dhomës dhe jetonin në një banesë me qira në Tiranë. Ato ishin pjesë e një grupi eskortash, të cilat ofronin shërbim seksual kundrejt pagesës.
Dy ukrainaset humbën jetën për shkak se kishin konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Në spital ato kanë marrë qetësuese dhe pasi janë trajtuar si persona të alkoolizuar janë lënë të lira për t’u larguar. Por kur kanë shkuar në shtëpi, dy ukrainaset Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova kanë rënë në gjumë të thellë dhe nuk janë zgjuar më. Të nesërmen, shoqja e tyre e cila kishte konsumuar Xanax njësoj si ato, i ka gjetur të vdekura.
Para se vajzat të vdisnin, Yeva Vorona ka publikuar në rrjetet sociale disa video ku shfaqen duke konsumuar medikamentin Xanax dhe në autoambulancën e urgjencës duke marrë trajtim mjekësor.
Në këto video njëra prej vajzave që ndërroi jetë shfaqet e pavetëdijshme në krevatin e autoambulancës, ndërsa Yeva Verona duke bërë video, qeshur e kënduar. Ndërsa në një tjetër video, kjo e fundit shfaqet duke konsumuar medikamentin Xanax në gjendje jo shumë të mirë shëndetësore.
Dyshimet janë se si shoqja i ka mbijetuar një medikamenti të tillë të marrë në doza të larta, ndërsa dy ukrainaset kanë ndërruar jetë. Ndryshe nga shoqet e saj, Yeva Verona nuk ka marrë trajtim në spital, por thjesht ka shkuar për t’i shoqëruar ato.
Edhe në postimet e tjera në rrjetet sociale, vajzat që dyshohet se punonin si eskorta në Mal të Zi, Tiranë e Itali, shfaqen duke konsumuar Xanax në sasi të larta.
<div style="width: 100%; height: 0px; position: relative; padding-bottom: 152.174%;"><iframe src="https://streamable.com/e/krlpwk?quality=highest" frameborder="0" width="100%" height="100%" allowfullscreen style="width: 100%; height: 100%; position: absolute;"></iframe></div>